Telegrafi

Tetovë, tabela e shkollës që nga koha e komunizmit

Jemi në oborrin e shkollës Andrea Saveski Kikish, ku siç e shihni, tabela ende qëndron, Republika Socialiste e Maqedonisë.

Drejtoresha e Shkollës Fillore Kikish të Tetovës Dijana Cenoska, nuk zbaton urdhrat e sektorit për Arsim të Komunës së Tetovës. Edhe pse, siç pranon vetë ajo jashtë kamerave, disa herë i është urdhëruar që ta ndërroj tabelën e shkollës, e njëjta ende vazhdon të mbajë mbishkrimin Republika Socialiste e Maqedonisë. Në tabelë gjithashtu qëndron edhe stema e vjetër e shtetit. Ekipi i televizionit Alsat tentoi që të merr prononcim edhe nga vet drejtoresha e Shkollës, por e njëjta refuzoi të prononcohet.

Përgjegjësi i arsimit në komunën të Tetovës nga ana tjetër thotë se tabela e re është porositur por nuk tregoi nëse do të ndërmerret ndonjë masë ndaj drejtoreshës për moszbatim të urdhrave.

“Është porositur tabela, por është pritur me përfundimin e punëve tani me pushimet verore të vendoset edhe tabela e re”, deklaroi Ahmed Qazimi. Sektori për veprimtari komunale.

Problem me emrat e shkollave në Tetovë nuk ka vetëm Kikishi, por pjesa më e madhe e tyre, të cilat edhe më tej vazhdojnë të mbajnë emrat e periudhës së komunizmit, ndërsa komuna, vazhdon edhe më tej shmang përgjegjësinë duke hedhur fajin te mungesa e kohezionit politik brenda këshilltarëve.

“Kjo duhet të diskutohet në instanca të këshillit të komunës sepse e dini se iniciativat nga ana e disa shkollave janë përcjellë deri tek këshilli i komunës së Tetovës. Besoj që këshilli i komunës do gjej një konsensus të gjithëmbarshëm politik sepse është interes i gjithëmbarshëm”, tha Ahmed Qazimi.

Përndryshe, deri më tani kërkesa për ndërrimin e emrave janë drejtuar në komunë nga disa shkolla të mesme, siç është Gjoçe Stojçeski, Mosha Pijade, Kiril Pejçinoviq dhe Nikolla Shtejn, por të njëjtat kërkesa, asnjëherë nuk kanë marr përgjigje, e as nismë konkrete./Alsat/