Site icon Telegrafi

Tetovë, rritet numri i familjeve me fëmijë të tretë

Nëse një familje që ka lindur fëmijën e tretë në të kaluarën, brenda 10 vitesh ka përfituar rreth 17 mijë euro për këtë periudhë, në të ardhmen familja që do të ketë fëmijën e tretë do të mund të marrë nga shteti vetëm një mijë euro, shkruan gazeta KOHA.

Kështu thonë në qendrën për punë sociale në Tetovë, prej nga theksojnë se megjithatë ligji për stimulimin e natalitetit ka dhënë efekte në këtë rajon. Nga qendra ndërkomunale për Punë Sociale në Tetovë thonë se në qytetin e Tetovës janë mbi 3000 familje të cilat janë shfrytëzuese të shtesës për fëmijën e tretë përfshirë këtu edhe ato familje që përfitojnë shtesë fëmijërore edhe për fëmijën e katërt, por me ligjin e ri ky numër mund të zvogëlohet për shkak se shuma e mjeteve që parashihet të ndahet me ligjin e ri është shumë më e vogël në krahasim me shumën që kanë përfituar dhe përfitojnë sipas ligjit të vjetër.

“Momentalisht numri është afërsisht 3400 shfrytëzues, kjo do të thotë fëmijë apo familje që ë shfrytëzojnë arrin ne 3372 veta, prej tyre 2960 janë shqiptarë , 307 maqedon, 73 rom, 30 turq. Në këto numra janë të përfshirë edhe fëmija i tretë edhe fëmija i katërt kurse për fëmijën e katërt kemi 70 shfrytëzues të cilët marrin 11700, të tjerët janë për fëmijën e tretë të cilët marrin rreth 8360 denarë ndërsa më ligjin tjetër me siguri se numri do të bjerë dhe shuma e mjeteve është shumë e paktë në krahasim me këtë shumë për shkak se atëherë parashihet që për fëmijën e tretë të jepen 60 mijë denarë pagesë e njëhershme ndërsa tash merr për 10 vjet që përafërsisht bëjnë 17 mijë euro”, thotë Abush Bajrami referent për shtesa fëmijërore.

Ndonëse në të kaluarën ky numër ka qenë deri 2500 familje që kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, tashmë ky numër viteve të fundit është rritur dhe ka kaluar numrin tre mijë. Bajrami shpjegon edhe procedurën që do të ndiqet deri në hyrjen në fuqi të ligjit të ri.

“Këta që kanë filluar të marrin ,do të marrin për dhjetë vjet, këtyre nuk ju ndërpritet, por nëse ligji sillet në vitin e ardhshëm, ai do të hyjë në fuqi diku ka muaji i dhjetë për shkak se janë këto procedurat parlamentare, komisione dhe procedura tjera, që do të thotë se do jenë diku 9 muaj apo 10 muaj pasi të sillet ligji. Deri atëherë të gjithë do të kenë të drejtë edhe të aplikojnë edhe të marrin, mirëpo atëherë do të ndërpritet aplikimi ndërsa ato që kanë aplikuar do të marrin në dhjetë vitet e ardhshme, çdo njëri derisa të plotësojë 10 vjet. Pas sjelljes së ligjit të ri do të ketë mundësi aplikimi por do të ketë mundësi për pagesë të njëhershme 60 mijë denarë edhe mbaron. Se atëherë do të japin edhe për fëmijën e dytë 20 mijë denarë, që do të thotë se edhe fëmija i dytë do të ketë mundësi që të përfitojë nga ligji i ri 20 mijë denarë ndërsa fëmija i parë e ka atë 5 mijë denarin që e merr edhe tash”, thekson Bajrami.

Por shtesa fëmijërore marrin shumë pak familje në Tetovë, thekson ai, duke patur parasysh se censusi për të marrë shtesë fëmijërore nuk ka ndryshuar.“Në Qendrën për Punë Sociale në Tetovë në kuadër të paketës për ndihma që ju jepen fëmijëve , në paketën për shtesat fëmijërore kemi 500 shfrytëzues , që do të thotë se numri i këtyre shfrytëzuesve ka rënë dukshëm për shkak se censusi është shumë i ulët dhe nuk e përfitojnë shumë grupacione këtë ndihmë për shkak të llogaritjes së rrogave të larta, pasi që me ligj është e paraparë që këtë shtesë e përfitojnë vetëm ata që janë me rroga shumë të ulëta , dhe kështu që censusi është diku rreth 2587 denarë për anëtarë të familjes . Nëse një familje ka dy fëmijë dhe rrogë mbi 10300 nuk i takon shtesa fëmijërore kështu që numri ka rënë në minimum deri në 500.

Ndërsa në paketën që jepet shtesa të veçanta që e quajmë ne kemi diku rreth 600 ose 610 shfrytëzues dhe ndahen në tre grupe një grup është shfrytëzuesit e ndihmave sociale të cilët marrin 25 për qind më shumë prej shumë së caktuar sepse shuma e caktuar për fëmijëve e shtesave të veçanta është diku rreth 4360 denarë kurse 25përqind më shumë marrin ata të cilët janë me ndihma sociale dhe 50 për qind më shumë marrin fëmijët të cilët kanë vetëm njërin prind “, deklaroi ai.
Në bazë të komunave, më shumë shfrytëzues të paketës sociale për fëmijën e tretë janë nga Tetova, Zhelina, Bogovina, Tearca, Bërvenica dhe komuna e Jegunocit./Koha/

Exit mobile version