Gjatë tetë orëve të votimit në rrethin e dytë në komunën e Tetovës deri në ora 15:00 kanë votuar 25.551 qytetarë, ndërsa të drejtën e votës në këtë komunë e kanë 85.577 qytetarë.
Në përqindje janë 30.99 për qind dhe më së shumti nga pesë komunat ku votohet ka rreth të dytë për kryetar komune.
Tearca ka dalje prej 22:71% ose 5.096 qytetarë nga gjithsej 22.450 votues, në Bogovinë 24.01 ose 6.793 nga gjithsej 28.307. Komuna e Bërvenicës ka dalje prej 27.91% ose 4.389 votues nga 15.732.
Në Zhelinë kanë votuar 29.45% ose 7.210 qytetarë nga gjithsej 24.485 votues./Telegrafi/