Telegrafi

Tetovë, rreth 300 persona janë paralajmëruar për mosmbajtje të maskave mbrojtëse

Që kur u soll vendimi për mbajtje të detyrueshme të maskës mbrojtëse, gjithsej 282 persona me me letër u është tërhequr vërejtja për shkak të mosrepsktimit të rregullit për mbajtje të maskës mbrojtëse.

Nga SPB Tetovë njoftojnë se në Tetovë vazhdon të mos ketë respektim të orës policore, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë 24 orëve (12/13 maj) është evidentuar se një person në Tetovë nuk ka respektuar vendimin për kufizim të lëvizjes. Personit është privuar nga liria dhe kundër tij do të dënohet ‘mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Gjatë kësaj periudhe nëntë persona u janë dhënë vendime nga Inspektorati Sanitar Shtetëror. Policët kanë kontrolluar 143 personat të cilët ndodhen në izolim dhe nuk është evidentuar shkelja e masës./Telegrafi/