Një nëpunës në Ministrinë për bujqësi është therë nga një qytetar i pakënaqur nga shërbimet e tij. 42 vjeçari J.R. nga fshati Xhepçisht i Tetovës dje ka qenë duke i kryer detyrimet e punës në ndërtesën e Komunës së Tetovës në zyrën e njësisë rajonale të Ministrisë së bujqësisë, kur person i pakënaqur nga puna e J.R. ka filluar zënkë me të.
“Pas një kohe të shkurtë ky person është kthyer përsëri në zyrë dhe me mjet të mprehtë nëpunësit J.R. i ka shkaktuar plagë në pjesën e nën bërrylit të djathtë. I lënduari vet ka shkuar në Spitalin Klinik të Tetovës ku është bërë sanimi i lëndimit. Policia po ndvrmerr masa për ndriçimin e plotë të rastit”, thonë nga MPB./Telegrafi/