Site icon Telegrafi

Tetovë, qytetarët ia mësyjnë pishinave

Një numër i madh i tetovarëve, kanë zgjedhur që ditët e nxehta të gushtit, t`i kalojnë nëpër pishina, për të gjetur pak freski.

Ata që më së tepërmi i kënaqen pishinës janë fëmijët.

A u kënaqe?

“Po u kënaqa, shumë mirë është. Nuk vi çdo ditë po me shokët kënaqemi këtu”.

“Po kënaqemi shumë, tre ditë në javë vijmë. Shumë mirë është”.

“Një apo dy herë në javë kënaqemi këtu”.

“E shfrytëzojmë nxehtin maksimalisht”.

Nëpër pishina nuk mungojnë as shpëtimtarët.

“Terreni është i vogël dhe nuk kemi shumë hapësirë të madhe megjithatë sigurinë e kemi prioritet dhe asnjëherë s`ka ndodh diçka serioze”, deklaroi Zeqir Idrizi, pronar i pishinës.

Pas ndodhive të fundit në Shkup, në Pollog, siguria dhe pastërtia tek pishinat është shtuar, thonë drejtuesit e tyre. /Alsat.mk

Exit mobile version