Telegrafi

Tetovë, protesta kundër deponisë së egër (Foto)

Banorët e lagjes “Dardania” e cila ndodhet në afërsi të deponisë së egër në Tetovë, për sot në orën 13:00 ka paralajmëruar protesta me qëllim që organet kompetente të gjejnë zgjidhje për mbeturinat në hyrje të qytetit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Protestat i mbështet edhe organizata ekologjike “Eco Guerilla”, të cilët ju bëjnë thirrje tetovarëve të bashkangjiten në protesta dhe të detyrojnë komunën të zhvendosë deponinë./Telegrafi/