Site icon Telegrafi

Tetovë, propozohet dënim prej 2 mijë eurove për 11 persona

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës deri tek Gjykata Themelore – Tetovë ka propozuar urdhër dënim kundër 11 personave për mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë, që është e dënueshme në bazë të nenit 206 alineja 1 nga Kodi Penal.

Prokuroria i ka propozuar gjykatës që personave në fjalë t’ju shqiptohet dënim prej 2 mijë eurove.

Të akuzuarit më datë 26.05.2020 nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes së lirë dhe gjatë orës policore janë hasur duke lëvizur nëpër lokacione të ndryshme nëpër Tetovë./Telegrafi/

Exit mobile version