Siç njoftuan nga SPB Tetovë, gjatë ditës së djeshme për pesë orë, policia e komunikacionit në Tetovë ka zbuluar 106 automjete me dritare të errëta.
Aksioni është zbatuar nga ora 10 deri në orën 15:00 në Tetovë, tetë shoferë prej 106 kanë refuzuar të heqin errësimin e dritareve ndërsa të tjerët i kanë hequr, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë kontrollit janë zbuluar edhe pesë automjete pa regjistrim dhe pesë shoferë pa pasur lejen e vozitjet, dy shoferë që kanë përdorur telefon.
Dritaret e errëta në automjete nuk kalojnë në kontroll teknik ndërsa si kundërvajtje është e dënueshme me 300 euro./Telegrafi/