Telegrafi

Tetovë, plas bombola në banesë, disa persona të lënduar

Para pak çastesh në një banesë në qendër të Tetovës ,ka plasur një bombolë duke lënë të lënduar nëntë persona .

Siç mëson TS, një i lënduar rëndë është transferuar në Klinikën e Shkupit dhe 8 të lënduar më lehtë po mjekohen në Spitalin e Tetovës.

Ekipet e zjarrfikësve dhe policia gjenden në vendin e ngjarjes./Ts.mk/