Site icon Telegrafi

Tetovë: Pesë viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Tetovë janë regjistruar 5 viktima nga Covid-19, informon TV21.

Sipas informacioneve, në Covid-Qendrën në Tetovë, 121 pacientë janë të hospitalizuar, me të cilën 6 prej tyre të vaksinuar vetëm me një dozë dhe 5 pacientë të vaksinuar me të dyja dozat.

Ndërkaq, në Spitalin e Tetovës gjatë 24 orëve të fundit 14 pacientë janë shtruar në spital.

Exit mobile version