Site icon Telegrafi

Tetovë, për nëntë muaj 539 aksidente dhe 7 të vdekur

7 të vdekur në gjithsej 593 aksidente komunikacioni ka regjistruar policia në Tetovë dhe rrethinë për nëntë muajt e parë të këtij viti, që në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit paraprak do të thotë 17 aksidente më pak kur humbën jetën 10 persona, informoi Marjan Josifovski, zëdhënës i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës.

Prej viktimave, dy janë shofer, tre bashkudhëtarë, një këmbësor dhe një vozitës motori.

“Pjesa më e madhe e fatkeqësive kanë ndodhur rrugëve të Tetovës, më pas në autostradën Gostivar-Tetovë- Shkup dhe në rrugët rajonale Tetovë-Pirok dhe Tetovë-Vllkovijë”, tha Josifovski.

Ai shtoi se shkaku më i shpeshtë i aksidenteve është vozitja e shpejtë, ndërsa rreth 50 prej tyre kanë ndodhur për shkak të daljes së kafshëve në akset rrugore.

Exit mobile version