Dy raste të përdorimit të bankënotave të falsifikuara prej një mijë kruna daneze janë paraqitur në polici gjatë ditëve të kaluara, informoi zëdhënësi SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Rasti i parë ishte paraqitur të hënën nga ana e tetovarit M.S (63). Sipas paraqitjes person i panjohur prej atij ka kërkuar të blejë gjashtë shtange me cigare dhe ka paguar me 1.000 kruna daneze kurse M.S i ka kthyer 4640 denar. Ai menjëherë e ka hetuar se bankënotat janë të falsifikuara deri sa tashmë person i panjohur ishte larguar.
Rasti i dytë është paraqitur mbrëmë nga ana e B.R (27) nga fshati Leshkë i Tetovës. Sipas tij, rredh orës 20 në pompën e benzinës në të cilën ka punuar ka ardhur një person i panjohur, nga i cili ka blerë vaj për makinën dhe antifriz, në shumë prej 1070 denarëve.
Për shkak të përsëritjes së rasteve me falsifikimin e bankënotave daneze, SPB Tetovë apelon që qytetarët të jenë të kujdesshëm.
Lëshimi në përdorim i parave të falsifikuara paraqet vepër penale për të cilën parashihet burg prej 1 deri 3 vite./Telegrafi/