Një polic nga Tetova gjatë kontrollimit të pistoletës ka shkrepur një plumb.
Gjatë incidentit nuk ka të lënduar në hapësirat e SPB Tetovë, ndërsa ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 9:30, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Është këqyrja e vendit në zyrë në SPB Tetovë, ku rreth orës 9:30, zyrtari policor Sh.S (37) duke kontrolluar pistoletën zyrtare, ka shkrepur një plumb e që ka përfunduar në dysheme para derës hyrëse. Nuk persona të lënduar”, sqarojnë nga policia e Tetovës.
Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Publik po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.?/Telegrafi/