Telegrafi

Tetovë, një polic kufitar plagoset aksidentalisht nga kolegu i tij

Një pjesëtar i policisë kufitare është qëlluar me armë zjarri në dorën e majtë, pasi një koleg i tij ka shtënë një plumb.

Sipas të dhënave të policisë, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 12:30 në Stacionin për mbikëqyrje kufitare – Rogaçevë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ekipi i Sektorit për punë të brendshme Tetovë, kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, me ç’rast është njoftuar edhe Prokurori publik lidhur me ngjarjen, ndërsa është kyçur edhe Njësiti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale, dhe standarde profesionale./Telegrafi/