Site icon Telegrafi

Tetovë, një person mashtrohet nga një punonjës i një agjencie turistike

 

Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se mbrëmë 26 vjeçari nga Tetova ka denoncuar një rast për mashtrim nga një punonjës i një agjencia turistike.

Sipas denoncimit, më 18.05.2023 përmes telefonit janë dakorduar për rezervim të tre biletave kthyse për tre persona nga Argjentina nga ku përmes transferit të shpejtë i ka dërguar 2.450 euro.

Siç është denoncuar, punonjësi nuk i ka siguruar bileta dhe nuk i ka kthyer paratë e rezervimit dhe po ashtu i ka kërkuar edhe 4.000 euro shtesë.

Nga policia thonë se po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit./Telegrafi/

Exit mobile version