Site icon Telegrafi

Tetovë, ndërron jetë një person nga goditja elektrike

Policia e Tetovës njofton se tek ata është raportuar rasti i vdekjes së një 53-vjeçari nga qyteti nga goditja elektrike. Personi vdiq në shtëpinë e tij teksa po riparonte një prizë.

“Dje (07.11.) në ora 18:00 në SPB Tetovë është raportuar se në Departamentin internistik në SSpitalin Klinik të Tetovës është sjellë 53-vjeçari i ndjerë A.M., i cili paraprakisht ka pësuar goditje nga rryma gjatë riparimit të një prizë elektrike në shtëpinë e tij në rrugën Veleshka në Tetovë”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Është kryer këqyrja, gjatë të cilit trupi i A.M. nuk u konstatuan gjurmë dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.

Exit mobile version