Site icon Telegrafi

Tetovë, lëndohet rëndë një këmbësor gjatë një fatkeqësie në komunikacion

Mbrëmë në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë në fshatin Sllatinë, një këmbësor nga Sllatina i moshës 18-vjeçare është lënduar rëndë gjatë një fatkeqësie në komuniakcion, informoi sot zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këmbësori është goditur nga automjeti “Audi” me targa të Tetovës, të cilin pa leje shoferi e ka drejtuar B.S. (28), gjithashtu banor i Sllatinës, njofton Josifovski.

“Gjatë fatkeqësisë këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore në kokë dhe krahëror dhe me automjet tjetër është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës, prej ku, pas ndihmës së ofruar mjekësore, me automjet mjekësor urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit. Atje është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë”, deklaroiJosifovski.

Janë kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Tetovë dhe po konstatohet shkaku i fatkeqësisë, rrethanat në të cilat ka ndodhur përderisa automjeti është marrë përkohësisht për kontrollim dhe përpunim adekuat. /Telegrafi/

Sipas statistikës policore, gjatë vitit të kaluar në rajonin e Pollogut numri i përgjithshëm i fatkeqësive në komunikacion me këmbësorë paraqet 90, me ç’rast shtatë persona kanë vdekur, 22 janë lënduar rëndë, ndërsa 69 më lehtë. /Telegrafi/

Exit mobile version