Site icon Telegrafi

Tetovë, kërkohet një anëtar i Këshillit Gjyqësor i dyshuar për legalizim të paligjshëm

Në Tetovë ishte legalizuar një objekt, që nuk ka ekzistuar. Nën hetim nga Prokuroria e Krimit të Organizuar është anëtari aktual i Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofilovski, i cili dyshohet për shpërdorim të pushtetit dhe autoritetit së bashku me shtatë persona të tjerë. Sipas prokurorisë, ata dëmtuan buxhetin për 860,000 euro, duke shitur një truall prej 4.410 m2, shoqatës “Luboten Tetovë” për 43 denarë për metër katror, ose gjithsej rreth 188,000 denarë.

Në skemë kanë marrë pjesë punonjës të komunës së Tetovës. Teofilovski në vitin 2011 si kryetar i shoqatës sportive “Luboten Tetovë” me deklarata të rreme dhe prova ka filluar procedurën për legalizimin e objektit fiktiv. Të dyshuarit e tjerë – përfshirë edhe anëtarët e komisionit komunal rrejshëm kanë raportuar se në parcelë ka ndërtesë edhe atë 122 m2.

“I akuzuari i tretë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, megjithëse e dinte se kishte pengesa ligjore për dhënien e një pëlqimi urbanistik dhe vazhdimin e procedurës për vërtetimin e statusit juridik për një ndërtesë jo-ekzistuese të ndërtuar në mënyrë të paligjshme, ka hartuar dhe nënshkruar Pëlqim Urbanistik në emër të një personi juridik jo-ekzistues, duke pasur parasysh faktin se pasardhësi juridik i shoqatës sportive është regjistruar në Regjistrin Qendror tre muaj pas miratimit të planit urbanistik. Në dhjetor të vitit 2012, i dyshuari i tretë hartoi dhe nënshkroi Vendim për vërtetimin e statusit juridik të një ndërtese të ndërtuar ilegalisht”, njoftojnë nga Prokuroria.

Dhe derisa procedura për legalizimin nuk është përfunduar, drejtuesi i “Luboten Tetovo” ka kërkuar ta blejë tokë ndërtimore, në pronësi të shtetit. Prokuroria nga gjykata kërkon paraburgim për gjashtë persona ndërsa për dy masa kujdesi. Anëtari i Këshillit Gjyqësor, Teofillovski nuk është i kapshëm për organet e ndjekjes. Edhe pse për sot në mëngjes ishte caktuar seanca e Këshillit, ai nuk është paraqitur në punë. Ndryshe, Teofillovski është anëtar i Këshillit Gjyqësor një vit dhe ishte propozimi i gjyqësorit./Alsat/

Exit mobile version