Telegrafi

Tetovë, kallëzohet penalisht mashtruesja e punësimeve në këmbim të ryshfetit

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë bën të ditur se është kallëzuar penalisht A.A (e lindur më 1971), për veprën penale të mashtrimit.

E kallëzuara ka arritur që të mashtrojë pesë persona, duke përfituar në mënyrë të paligjshme 1980 euro, 100 dollarë dhe 37 mijë denarë.

K.B ka raportuar në polici se e kallëzuara i ka premutar punësim të dy djemve të saj, duke i thënë se ka lidhje të drejtpërdrejta edhe me ministrin e MPB-së, Oliver Spasovski.

Pas raportimit në polici, A.A ka pranuar se ka mashtruar edhe katër persona tjerë të rajonit të Tetovës dhe Kumanovës, të cilëve gjithashtu u ka premtuar punësime./Telegrafi/