Telegrafi

Tetovë, gjendet i vdekur një person

Para pak çastesh në afërsi të sheshit kryesor të Tetovës është gjetur i vrarë shtetasi F.T i datëlindjes 1962 nga Tetova.

Personi i pajetë është gjetur i vrarë në veturën e tij në afërsi të shtëpisë ku ai banonte në Tetovë.

Në xhamin e makinës është gjetur një vrimë e shkaktuar nga armë zjarri, por nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një vrasje apo vetëvrasje. Nga familja dhe komuna e Tetovës bëjnë të ditur se i ndjeri nuk ka pasur probleme familjare apo në punë. Ne vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe prokurorët e krimeve të rënda nga Prokuroria e Tetovës. /alsat/