Gjashtë persona janë lënduar nga të cilët dy më rëndë në dy aksidente rrugore që kanë ndodhur si pasojë e vozitjesh së shpejtë gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.
Me më shumë persona të lënduar, gjegjësisht katër, ka përfunduar aksidenti që rreth orës 22:30 minuta ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në fshatin Kallnik kur automjeti motorik ‘Golf’ me targa të Tetovës i drejtuar nga B.J (22) nga Reçica e Vogël, e ka humbur kontrollin, ka dalë nga korsia dhe është përplasur në një shtyllë elektronike të betonit.
Aksidenti i dytë ka ndodhur rreth orës 18:50 minuta në rrugën lokale Siriçinë-Tudence kur një motoçikletë nga një markë e panjohur dhe pa targa e drejtuar nga një 15 vjeçar nga fshati Ozormisht. I riu e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia. Shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkëudhëtari i tij 16 vjeçar, lëndime të lehta trupore. Të dy janë dërguar në spital për mjekim. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë Josifovski, arsyeja e aksidenteve ka qenë shpejtësia e papërshtatshme. /Telegrafi/