Telegrafi

Tetovë, fillon fushata kundër tregtisë me njerëz

Organizata joqeveriatare “Porta e hapur” sot filloi me fushatën njëmujore në tentim për të aktualizuar çështjen e tregtisë me njerëz.

Për këtë qëllim ata nën moton “Çfarë shikon? Bëhu zëri i tyre!”, organizojnë karavan për luftë kundër tregtisë me njerëz nëpër shkollat e mesme në disa qytete të vendit, që sot filloi me Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fushata e organizojnë për ta ngritur vetëdijen dhe të inkurajojmë ata që hasin në këtë problem. Sa do të duket e pabesueshme, tregtia me njerëz akoma ekziston në shoqëritë moderne”, tha koordinatorja e projektit, Stojna Atanasovska Dimishkovska.

Sipas saj, hetimet e fundit tregojnë se numri i personave që tregtohen është më i madh se ai zyrtar./Telegrafi/