Telegrafi

Tetovë, është ulur numri i aksidenteve në muajin gusht

Tetëdhjetë e nëntë aksidente trafiku kanë ndodhur në Tetovë gjatë muajit gusht të këtij viti. Kjo shifër është për katër aksidente më pak, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Siç tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, në muajin gusht të këtij viti, dy nga aksidentet përfunduan me të dy persona të vdekur, shtatë persona pësuan plagë të rënda, 66 morën lëndime të lehta, ndërsa në 29 aksidente është shkaktuar vetëm dëm material, që llogaritet të jetë mbi tre milionë e 100 mijë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, më shumë se gjysma ose 49 aksidente kanë ndodhur në rrugët e Tetovës para se gjithash në bulevardet “Ilindenska”, “Vidoe Smilevski Bato” dhe “Marshall Tito”, pastaj në autostradën Gostivar-Tetovë-Shkup dhe rrugët rajonale në Pirok dhe Volkovia.

“Ky muaj, shkaku më i shpeshtë i aksidenteve, sidomos për ata që kanë pasoja më të rënda, është mos përshtatja e shpejtësisë, gjegjësisht 26 raste me vozitje të shpejtë, në 20 raste është vepruar gabimisht, ndërsa 14 aksidente kanë ndodhur për shkak të mos dhënies së përparësisë”, tha Josifovski.

Në muajin gusht, kanë ndodhur 11 raste të daljes nga rruga, ku dy janë shkaktuar nga kafshët, ndërsa në 10 aksidente pjesëmarrës kanë qenë edhe automjete të parkuara./Telegrafi/