Telegrafi

Tetovë, edhe një mundësi për subvencione për kondicionerë

Qytetarët e Tetovës do të mund të dorëzojnë edhe disa aplikime për subvencione për kondicioner, pasi mjetet e parapara për blerjen e tyre nuk janë harxhuar të gjitha.

Amvisëritë kanë mundur të aplikojnë nga 11 gushti për subvencione për blerje të kondicionerëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Komisioni akoma nuk i ka përfunduar procedurat për të parë numrin e aplikimeve që do të përsëriten. Deri në fund të javës do të dihet numri i saktë, si dhe procedurat. Ndërsa kah fundi është procedura për pagesën e atyre që kanë fituar të drejtën e subvencioneve”, tha kryetari i Këshillit të Tetovës, Bekim Memeti.

Sipas thirrjes publike, gjithsej 1500 amvisëri do të subvencionehen në bazë të parimit “i pari vjen, i pari shërbehet”./Telegrafi/