Dëm i madh material dhe për fat të mirë pa viktima njerëzish nga zjarri që kaploi mbrëmë rreth orës 19:00 dhe ka djegur dy hambare të grurit në fshatin Cerovë të Tetovës, informon zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në njërin objekt, siç thotë Josifovski, kati përdhesë është shfrytëzuar edhe si objekt hotelierik, dhe në fund të asaj janë djegur gjithsej 350 balla, jonxhë, grurë dhe ushqime tjera.
Zjarri, siç informohet nga policia, menjëherë është lokalizuar dhe është vendosur nën kontrollë dhe nuk ka rrezik për objektet përreth. Inspektimi për arsyet e zjarri do të kryhen sot.
Të shtunën e kaluar gjithashtu gjithsej u dogjën edhe rreth 15 mijë balla gruri dhe ushqime për përdorim të farmave në shkollën e mesme ‘Mosha Pijade’ në Tetovë. Sipas vlerësimeve të deritanishme gjithsej dëmi nga zjarri ka arritur 1 milion e 200 mijë denarë. /Telegrafi/