Site icon Telegrafi

Tetovë, dënohen 32 shoferë

Vazhdon aksion-kontrolli policor ndaj personave që lëvizin me automjete pa patentë shoferi, me regjistrim të skaduar apo shoferat të cilët nuk i respektojnë rregullat e përcaktuara për këtë kategori të shoferëve në rrugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dje në rajonin e Tetovës janë zbuluar 10 persona pa patentë shoferi, numër i njëjtë me automjete të paregjistruara, dy persona me ndalim të vozitjes dhe dy shoferë fillestar me katagori të papërshtatshme.

Dje janë sanksionuar me 26 kundërvajtje dhe 16 urdhra të detyrueshme të pagesës, këto dhe shkelje të tjera janë përcaktuara në aktivitetet e kontrollit të policisë së Tetovës. /Telegrafi/

Exit mobile version