Telegrafi

Tetovë, ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Zulbeari (Video/Live)

Në këto momente në varrezat muslimane të qytetit të Tetovës është duke i zhvilluar ceremonia e varrimit të pesë anëtarëve të familjes Zulbeari, të cilët humbën jetën nga zjarri që kaploi shtëpinë e tyre dhe disa shtëpi tjera, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti ka ndodhur në mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme, ndërkaq ekipet e zjarrëfikësve kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin, por jo edhe ta parandalojnë tragjedinë.

Komuna e Tetovës ka ndarë dy milionë euro për familjen Zulbeari, si edhe ka shpallur tre ditë zie. Mijëra qytetarë të Tetovës kanë dalur për ta kryer ritualin fetar të varrimit të trupave të pajetë./Telegrafi/