Gropa, baltë, pluhur e mbeturina! Kjo është pamja aktuale e pjesës së parë të Bulevardit Bllagoja Toska në Tetovë, edhe pse kryetarët e komunave premtuan përmirësimin e infrastrukturës së kësaj lagjeje. Në shekullin 21 ja si duke ky bulevard.
Banorët druajnë se përveç pluhurit e baltës me të cilat përballen çdo ditë, mund të paraqitet edhe ndonjë sëmundje si pasojë e deponive të egra që janë krijuar përgjatë bulevardit.
Nga ana tjetër, nga komuna e Tetovës, duke mos e treguar arsyen se përse gjithë këto vite nuk janë përmirësuar kushtet në këtë bulevard, arsyetohen për mungesë fondesh për asfaltim.
“Në programin vjetor e kemi të paraparë, por, për shkak të buxhetit të limituar nga ana e Ministrisë së Financave, nuk do të mund ta realizojmë”, thonë nga komuna e Tetovës.
Në të njëjtën gjendje, bile edhe më keq, është edhe pjesa e dytë e këtij bulevardi, që është poshtë spitalit të Tetovës, e që dekada me radhë, pret përfundimin./alsat/
https://www.youtube.com/watch?v=UG6dGIXbs2s