Telegrafi

Tetovë, babë e bir kapen me 12 kilogramë drogë

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 30.08.2019 rreth orës 14:000 në Tetovë, në rrugën prej fshatit Falishe drejt Saraqinës, tek automjeti ‘BMW’ me tabela të regjistruara, në pronësi të G.M (27) janë gjetyr rreth 12 kilogramë marihuanë.

Në ora 17:10 është gjetur pronari i automjetit dhe bashkërisht me babain e tij, N.M (53) janë arrestuar në SPB Tetovë për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepër penale për tregti me drogë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të ngritet procedurë penale./Telegrafi/