Telegrafi

Tetovë: Automjeti BMW, përplas dy çiklist të rinj, lëndohet njeri prej tyre (FOTO)

Para pak çastesh në qendër të Tetovës ka ndodhur një aksident ku si pasojë e përplasjes së një makinë me dy çiklist të moshës së re, është lënduar njëri prej tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç mësojmë jo zyrtarisht makina e tipit BMW në rreth rrotullimin në qendër të Tetovës, ka goditur dy çiklist, ku si pasojë njeri prej tyre ka marrë lëndime trupore.

Ekipet e policisë menjëherë kanë dal në vend të ngjarjes ku dhe po realizojnë hetime për shkaqet e aksidentit./Telegrafi/