Telegrafi

Tetovë, arrestohen kanë shtetas të Shqipërisë

Foto: Arkiv

Nga SPB Tetovë informojnë se dje ekipet e tyre policore kanë arrestuar katër shtetas të Shqipërisë.

“Dje (25-tetor) rreth orës 19:20, në rrugën e “Ilindenit“ në Tetovë, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personat: E.Z (24), E.O. (19), L.S. (22) dhe F.Z. (19), të katër nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë qëndruar ilegalisht në vendin tonë”, thonë nga SPB Tetovë.

Të katër shtetasit shqiptarë janë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtejshme.