Telegrafi

Tetovë, arrestohen gjashtë persona për drogë

Foto: Arkiv

Policia e Tetovës kanë gjetur te tre persona, ndërsa njëri prej tyre ka tentuar ta hedh drogën dhe ka sulmuar një zyrtar policor. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën “Dimo Gavrovski-Kara” në Tetovë.

“Nga liria janë privuar E.N (32) dhe K.B (30), të dy nga fshati Poroj dhe S.Ç (21) nga Republika e Shqipërisë. 32 vjeçari nga Poroji ka tentuar te hedh kokainën, dhe më pastaj ka sulmuar zyrtarin policor. Që të tre janë në stacionin policor në Tetovë”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Disa orë më vonë, gjatë mesnatës, në Pallçisht, zyrtarët policor të SPB Tetovë kanë ndaluar një automjet ‘Skoda Fabia’, e drejtuar nga 29 vjeçari nga Tetova L.M, ndërsa bashkudhëtarë të tij kanë qenë A.J (33) nga Reçica e Epërime dhe B.Xh (28) nga Tetova.

Pas kontrollit ndaj, policia në automjet ka gjetur marihuanë dhe që të tre janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë./Telegrafi/