Gjatë fundjavës, banorët e Tetovës kanë marrë gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse të detyrueshme për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse 75 personave, u janë lëshuar urdhra kundërvajtës pagesore, në përputhje me nenin 6 të Dekretit qeveritar përkatës.
Nga SPB Tetovë thonë se vendime të reja për izolim nga Inspektorati sanitar shtetëror dhe shëndetësor u janë përgatitur 144 personave, ndërsa gjithsej 530 persona janë kontrolluar me vendime të këtilla në 24 orët e kaluara.
Gjithashtu, gjithsej 19 persona kanë nënshkruar vendim për vetizolim dhe 120 persona janë kontrolluar me deklarata të nënshkruara për vetizolim./Telegrafi/