Telegrafi

Tetovë: 67 gjoba për vozitje të shpejtë

MPB informon se gjatë natës së mbrëmshme (19.12.2021) në periudhën prej orës 18.00 deri në ora 22.00 me radar të pajisur posaçërisht për incizim në kushte nate, në territorin e SPB Tetovë është kryer kontroll i intensifikuar për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, me ç’rast janë gjobitur 67 shoferë.

Nga këto, 11 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se e shpejtësia lejuar, gjashtë automjete me shpejtësi mbi 70 km/orë më shumë se e lejuara. 16 drejtues mjetesh kanë tejkaluar shpejtësinë në zonë të banuar, ndërsa 51 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB thonë se aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Ata apelojnë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të kontribuojnë për rrugë më të sigurta.