30 ditë paraburgim i ka shqiptuar gjykatësi i Gjykatë Themelore në Tetovë, personit N.Q (57) i cili dje lëndoi tre persona, dy me thikë dhe një me xham në postën në Tetovë.
Zëdhënësi i SPB Tetov, Marjan Josifovski, njoftoi se kundër N.Q policia e tetovës ka ngritur padi penale për tentim vrasje, ndërsa i njëjti mbrëmë është transferuar në burgun në Shuto Orizare të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
N.Q në fillim ka pasur konflikt verbal me dy punonjës në postë pas çka edhe i ka sulmuar të njëjtit duke i thyer edhe xhamat e postës. Në tentativën për të ikur nga vendi i ngjarjes është munduar të shfrytëzojë një taksist, i cili ka refuzuar që t’i bindet urdhërit, pas çka sulmuesi ka nxjerrë thikën dhe ka goditur taksistin me thikë./Telegrafi/