Shtatëmbëdhjetë pjesëtarë të personelit mjekësor të urgjencës së Tetovës kanë përfunduar në izolim. Kjo për shkak se siç thonë mjekët, pacientët që kërkojnë trajtim shtëpiak i fshehin simptomat.
“Për momentin shtatëmbëdhjetë persona nga ekipi juanë në izolim, disa prej të cilëve kanë dalë nga izolimi disa ende në izolim. Problemin më të madh e kemi nga se shumica i fshehin simptomat në shtëpitë e tyre dhe kur tanimë arrin ndihma e shpejtë, veçmë është shumë vonë. Si ndihmë e shpejtë brenda 24 orëve kemi afërsisht 30 intervenime, nëse krahasohet kjo, në tre mujorin e fundit kemi rritje drastike të numrave. Pra kemi shumë thirrje por kemi edhe shumë keqpërdorime prej atyre që nuk tregojnë aspak se janë pozitiv”, deklaroi Miranda Pajaziti, Mjeke e urgjencës.
“Problemi kryesor i urgjencës së Tetovës është se e njëjta, duhet ti shërbeju edhe komunat rurale sepse të njëjtat, nuk kanë të aktivizuara pika të urgjencës gjë kjo, që bën të ketë vonesa në terrene”.
“Nuk mund t`i mbërrijmë ne si ndihmë e shpejtë me dy kombi dhe vërtetë është shumë vështirë për ne. Do ishte shumë mirë të na lehtësojnë punën dhe të krijojnë edhe ata ndihmë të shpejtë për”, u shpreh Miranda Pajaziti. Mjeke e urgjencës.
Në urgjencën e Tetovës ka të punësuar rreth 60 persona, një e treta prej të cilëve janë në izolim. Shërbimet për pacientët kryhen me tre automjete të urgjencës, dy për të prekurit nga koronavirusi dhe një makinë e caktuar për aksidentet./Alsat/