Telegrafi

Tetovari do të vuajë dënim me burg për veprën penale “mospagesë të dënimit me para”

Policia e Tetovës e ka arrestuar një person 63-vjeçar, për të vuajtur dënimin me burg, për kryerjen e veprës penale “mospagesë të dënimit me para”.

Ai është arrestuar gjatë ditës së djeshme me urdhër gjyqësor.

“Bëhet fjalë për person i cili ka kryer vepër penale dhe është dënuar me para. Pasi nuk e ka paguar dhe nuk ka pasur mënyra tjera për pagesë të detyruar, dënimi ndryshohet me ditë në burg”, thonë nga SPB Tetovë.

Ai është dërguar në burgun e Tetovës për të vuajtur dënimin.