Tridhjetë e nëntë vjeçari A.S. nga Shkupi dje ka vdekur në një aksident me makinë në fshatin e Kërçovës, Kolari, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri më tani dihet se ka qenë duke ecur në fund të rrugës.
Për shkak të mjegullës, N.S. (1964) nga Tetova, që po ngiste kamion “Mercedes” nuk e ka parë këmbësorin dhe e ka shkelur. Nga lëndime të brendshme, ai ka vdekur menjëherë. /Telegrafi/