Telegrafi

Tetovari e sjell malarien nga Mali, hospitalizohet në Shkup

24 vjeçari nga Tetova që ishte për punë të përkohshme në shtetin Mali, Afrika Perendimore, me vete ka bartur virusin e malaries për të cilën ka kërkuar shërim në Maqedoni dhe është hospitalizuar në karantin ku edhe ka filluar faza e parë e shërimit, transmeton Telegrafi Maqedoni nga Zdravstvo24.

Pas kontrollit në Tetovë ai me urgjencë është dërguar në Shkup ku është diagnostifikuar me llojin më të rëndë të Malaries.

Gjendja shëndetësore është stabilizuar pas marrjes së terapisë.

Gjatë bisedës me mjekun ai ka konstatuar se ka anashkaluar marrjen e barnave kundër kësaj sëmundje para se të niset në këtë shtet afrikan./Telegrafi/