Telegrafi

Tetovari e merr çmimin ”Nobel” për të rinj

I riu nga Tetova Igor Tomeski është fituesi i çmimit ”Nobel” për të rinj, që ju jepet për studentët më të mirë duke u bërë kështu qytetari i parë i Maqedonisë që dekorohet me këtë çmim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tomeski është 20 vjeç dhe është duke studiuar aktrim filmi dhe teatri në New York.

Ky çmim ka filluar të ndahet që nga viti 2002. Çmimin e jep ”The National Society High School Scholars”.

Këtë çmim Tomeski e ka fituar pasi është shpallur dy vite me radhë si më i miri për dramë, lidership dhe vizion për vitin 2015 dhe 2016.

Përveç çmimit Tomeski ka fituar edhe 1000 dollarë amerikanë./Telegrafi/