Një person nga Tetova gjeti një çantë me para në denarë dhe euro, karta bankare, çelësa dhe dokumente personale. Ai e dorëzoi në polici dhe kërkoi të gjente pronarin dhe të kthente atë që kishte humbur.
Çanta i ka rënë nga pakujdesia një burrë nga Shkupi, i cili duke udhëtuar përgjatë autostradës për në Tetovë është ndalur në një pikë karburanti. Policia ka nisur menjëherë kërkimin për të zotin e çantës dhe e ka gjetur pas rreth tre orësh e gjysmë. Ai ishte një banor i Shkupit, i cili ka udhëtuar për në Ohër, me shumë gjasa për të pritur Vitin e Ri.
“Më datë 31.12.2023, në ora 10:45, një person me çantë i është afruar shërbimit patrullues para hyrjes në Tetovë dhe ka lajmëruar se e ka gjetur në një pikë karburanti. Pas marrjes së masave, efektivët e policisë kanë gjetur pronarin rreth orës 14:20 dhe i kanë kthyer gjithçka. SPB Tetovë e mirëpret procedurën e tetovarit dhe apelon qytetarët që ta ndjekin këtë shembull”, tha SPB Tetovë.