Pas turbullimit treditor të ujit për pije për shkak të punimeve ndërtimore në afërsi të burimeve, qytetarët e Tetovës prej sot sërish mund ta shfrytëzojnë ujin për pije nga ujësjellësi i qytetit pa pasur nevojë që paraprakisht ta vlojnë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Analizat e fundit të Qendrës për shëndet publik në Tetovë kanë treguar që uji është i pijshëm.
Në afërsi të Kodrës së diellit janë duke u realizuar punimet për ndërtimin e ski-liftit të ri.
Nga Qendra për shëndet publik njoftojnë se janë paralajmëruar të reshura të reja shiu, që donë të thotë se ka mundësi për përzierje të ujit atmosferik me atë për pije, prandaj u apelojnë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të ujit./Telegrafi/