Telegrafi

Tetovarët protestojnë kundër zjarreve në deponinë e egër (Video)

Disa qindra qytetarë të Tetovës sot, nëpërmjet protestës e shprehën revoltën e tyre ndaj, siç thanë, paaftësisë dhe pasivitetit të autoriteteve lokale ndaj
zjarrit të shfaqur në deponinë e egër në hyrje të qytetit, të cilën NKP Tetova e përdor për hudhjen e mbeturinave të qytetit të Tetovës.

Protesta filloi te sheshi i qytetit dhe më pas masa e mbledhur e qytetarëve të vazhdojë kah ndërtesa e komunës ku zemërimin dhe revoltën e tyre e shprehën
duke hudhur mbeturina para ndërtesës së komunës së Tetovës dhe gjatë lëvizjes nëpër rrugët e qytetit dëgjoheshin thirjet ‘Dua të marrim frymë’ dhe ‘Dorëheqje dhe burg për kryetaren e komunës’.

Ish drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Xhavit Fejzuli, tani i pensionuar, theksoi se me zjarret në deponi materiet kimike në mbeturina pësojnë ndryshime dhe bëhen edhe më helmuese dhe kancerogjene dhe shpërndahen në tërë qytetin e Tetovës.

Pas rreth një orë protestë, njerëzit u shpërndanë, por paralajmëruan se protestat do të vazhdojnë edhe nesër./Telegrafi/