Telegrafi Maqedoni dje bëri publik lajmin se Tetova ka ujë të ndotur me ujëra të zeza. ”Uji i rezervuar i Tetovës është i ndotur me ujërat e zeza dhe duhet të dezifektohet vazhdimisht që mos të vijë deri tek infektimi me mikroorganizma. Sugjerojmë dezifektim dhe klorizim të ujit” tha doktor Ratko Davidovski, specialist i higjienës dhe ekologjisë mjekësore në Institutin për shëndet publik, direkcioni i Tetovës.
Dje ishte fundjavë dhe nuk ka pasur deklaratë nga Komuna e Tetovës që të sqarojnë se për çfarë bëhet fjalë. Telegrafi Maqedoni ka hasur në vesh të shurdhër që të kontaktoj me Komunën e Tetovës, sa herë që qytetarët kanë kërkuar përgjigje për ujin. I njejti problem ka ndodhur edhe 1 javë më parë.
Sot, 24 orë më pas Ndërmarrja Publike Komunale është deklaruar me një postim në Facebook rreth ”ndotjes së ujit për pije” duke thënë: Uji është i pastër për pije.
Ndërkohë, qytetarët e revoltuar kanë kontaktuar Telegrafin për gjendjen e ujit dhe mungesën e përgjigjes së Komunës për 24 orë. Ju nxjerrim një fotografi ku qytetari nga lagjja Drenove që i është drejtuar Telegrafit në Maqedoni thotë ”Këtë e gjeta te uji që e mbusha nga çezma”./Telegrafi/