KosICT mbaroi me konferencën dy ditore në Prishtinë për trendet e reja të teknologjisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në garën për lojëra online, më saktësisht në lojën ‘Counter Strike’ fitues i garës ishte ekipi nga Tetova ”levelONE” të cilët e mposhtën ekipin nga Prizreni ‘GameZone’ me rezultat 3:0.
Për këtë fitore, ”levelONE” fitoi çmimin e parë dhe fituan 1000 euro.
Udhëheqësi i ekipit ”levelONE” Emir Huseini për Telegrafi Maqedoni tha ”Jemi shumë të lumtur se u vlerësua mundi dhe ushtrimet e ekipit tonë. Jam shumë krenar për ekipin tonë.”
Kjo garë do të zhvillohet në edicionin e vitit të ardhshëm që është si pjesë e KosICT./Telegrafi/