Site icon Telegrafi

Tetovarët fitues në duelin e Shkëndijave, kualifikohen edhe Struga, Gostivari e Arsimi

Ndeshjet e 1/8-tës në Kupën e Maqedonisë së Veriut, kryesisht ishin joefektive me shumë pak gola,ndërsa vend në çerekfinale siguruan Shkëndija e Tetovës, Struga TL, Gostivari dhe  Arsimi, njofton Telegrafi.

Shkëndija e Tetovës edhe pse me rezultat minimal, ka dalë fituese në duelin kundër ekipit me të njëjtin emër, Shkëndijës nga Haraçina, kështu duke u kualifikuar në 1/8 e Kupës së Maqedonisë. Shkëndija e Haraçinës në këtë fazë arriti si një sensacion, pasi si ekip i nga Liga e Tretë eliminoi Rabotniçkin e Ligës së Parë. Tetovarët fituan me rezultat 1-0 dhe siguruan një vend në çerekfinale të Kupës. Golin e fitores e shënoi Fiton Ademi në minutën e 73-të.

Fiton Ademi shënoi golin e vetëm pë Shkëndijën e Tetovës

Gostivari me trajner të ri priti Bregallnicën dhe mori fitore me rezultat minimal 1-0 me golin e Ivan Ivanovskit. Kampionia aktual i Ligës së Parë të Maqedonisë, Struga Trim Lum mposhti Makedoinja Gj.P me rezultat 2-0 me golat që i shënuan Tairi dhe Kehinde, ndërsa në Kratovë pati një duel interesant mes Sileksit dhe Shkupit, ku pas 90 minutave me rrejta të paprekura, u ekzekutuan penallti. Në fund më të suksesshme rezultuan lojtarët e Sileksit, të cilët fituan 4-3. Arsimi është befasia e radhës në Kupë, ku si ekip nga Liga e Dytë ka eliminuar Voska Sportin e Ligës së Parë me rezultat 3-1.

Vardari ka eliminuar Tikveshin, që ishte mbrojtësi i titullit nga edicioni i kaluar. Ndeshja u mbyll me rezultat 2-0, ndërsa Pelisteri u eliminua nga Detonit Plaçkovica në shtëpi. Ndeshja e luajtur në Manastir në kohën e rregullt u mbyll 1-1 dhe mysafirët festuan pas penalltive. /Tetelgrafi/

REZULTATET E 1/8 TË KUPËS SË MAQEDONISË:

SHKËNDIJA (T) – Shkëndija (H) 1-0

STRUGA TL – Makedonija Gj.P 2-0

SILEKSI – Shkupi 0-0 (4-3 në penallti)

ARSIMI – Voska Sport 3-1

BRERA – Besa 2-0

VARDARI – Tikveshi 2-0

GOSTIVARI – Bregallnica 1-0

PELISTERI – Detonit Plaçkovica 1-1 (2-4 në penallti)

Exit mobile version