Kontejner të stërmbushur, mbeturina të hudhura, si dhe deponi të vogla, është fotografia që tashmë disa javë mund të shihet në qytetin e Tetovës.
Qytetarët thonë se ekipi i Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK) “Tetova” nuk mbledh mbeturinat rregullisht në qytet. Ndërsa të pakënaqur janë edhe nga mirëmbajtja e hapësirave publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga NPK “Tetova” për TV Telma, thonë se me ardhjen e pranverës rriten edhe mbeturinat, të cilat sipas tyre, hudhen nga qytetarët. Ata thonë se këtë muaj çdo ditë kanë mbledhur mbeturina me ton, më shumë se muajt e kaluar.
Nga NPK thonë se problemi me mbeturinat do të zgjidhet, pasi do të fillojnë që disa herë të mbledhin.
Problemi me mbeturinat komunale pritet të rritet me ardhjen e gurbetçarëve, pasi me ardhjen e tyre shtohen edhe mbeturinat.
Nga Komuna e Tetovës para disa viteve kanë paralajmëruar projekt për kontejner nëntokësor, ndërsa drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka, thotë se ideja për kontejnerët nëntokësor nuk do të realizohet edhe disa vite./Telegrafi/