Site icon Telegrafi

“Tetova Transport” punon me humbje – pa ndihmën e komunës nuk funksionon, ndahen edhe 4 milionë denarë

Për katër muaj ndërmarrjes “Tetova Transport” i ndahen 7 milionë denarë, nga buxheti i komunës. Në tetor të vitit që lamë pas, komuna i ndau 3 milionë denarë, ndërsa sot në seancën e këshillit, ju ndanë edhe 4 milionë denarë të tjera, që t’i mbulojë humbjet.

“Në bazë të llogarisë përfundimtare del që ndërmarrjes i mungojnë edhe 4 milionë denarë për t’i përmbyllur të gjitha shpenzimet që ndërmarrja i ka bë në vitin 2022. Dhe në bazë të parashikimeve dhe programit që e ka parapare, për vitin 2023 vetëm do të duhet të përcaktojmë standardin. Ndërmarrja në nivel vjetor do të ketë nevojë për subvencionim diku 18 milionë denarë”, deklaroi Bilall Kasami – kryetar i komunës Tetovës.

Në tetor drejtori i ndërmarrjes Rafis Mejdia kishte deklaruar se këto mjete do të jenë të mjaftueshme që të përfundojnë vitin.

“Jemi duke kalkuluar harxhimet ditore dhe mujore edhe do t’i nxjerrim, këshilli ka ndarë 3 milionë denarë që besoj se do jenë mjete të mjaftueshme”, pohoi Rafis Mejdia – drejtor i “Tetova Transport”.

Sipas Kasamit komuna e Tetovës do të miratojë plan për subvencionin të ndërmarrjes në bazë të kilometrave. Ndryshe në ndërmarrjen “Tetova Transport” ka rreth 35 të punësuar.

Exit mobile version