Telegrafi

Tetova do të harxhojë 10 milion euro vetëm për grumbullimin e mbeturinave (Video)

Pas problemit me pikën e grumbullimit ”Rusino” në Gostivar, Komuna e Tetovës ka paralajmëruar largimin e problemit duke investuar 10 milion euro për grumbullimin e mbeturinave, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Në fund të muajit qershor hedhim gurthemelin e lokacionit të ri me një sistem bashkëkohor. Kemi filluar t’i bartim mbeturinat në lokacionin ”Drislla” por kostoja është 3 herë e shtrenjtë se përdorimi i lokacionit ”Rusino”. Në lokacionin ”Drislla” ne harxhojmë 3.5 milion denarë ndërsa në ”Rusino” harxhonim 1.2 milion denarër” tha për Alsat-M, Xhelal Ceka, drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë./Telegrafi/